Shkup, 18 janar – Temperatura e mëngjesit në të gjithë shtetin janë nën zero. Më ftohtë është në Manastir ku në orën tetë janë matur -18 gradë, ndërsa më ngrohtë është Mavrovë -1 gradë Celsius.
Tetova është qyteti i dytë ku sot në mëngjesin e sotëm më ftohtë dhe atje janë matur-13 gradë, derisa në Petrovec afër Shkupit dhe në Berovë temperatura e është -12 gradë. Në Prilep dhe në Strumicë janë matur -11 gradë, në Shtip, Demir Kapi dhe Kumanovë -10, në Shkup në Zajçev Rid -8, në Kriva Pallankë dhe Dibër -7, në Lazarapole -5, në Ohër, Pretor dhe Vinicë -4, në Gjevgjeli -3 dhe në Dojran -2 gradë .
Në mëngjesin e sotëm është ftohtë, ndërsa në zonat malore më ngrohtë. Në Pollog ka paraqitje të mjegullës, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron kryesisht mot me mjegull nëpër fushëgropa. Në pjesët jugperëndimore do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa në Pellagoni do të ketë kushte për shi të ngrirë. Do të fryjë erë e lehët jugore. Temperatura maksimale do të lëvizë prej -2 e deri në 10 gradë.
Në Shkup do të jetë kryesisht me vranësira me erë të lehtë jugore dhe me temperaturë deri në tre gradë.
Nesër do të jetë me vranësira me periudha të diellit, ndërsa në ditët e ardhshme do të mbisundojë mot me vranësira me reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë të dëborës. Në disa fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës.