Shkup, 29 tetor – Agjencia Teknike Operative, e cila sipas reformave do të jetë ndërmjetësuese në procesin e ndjekjes së komunikimeve, do të fillojë me punë nga 1 nëntori, siç ishte parashikuar me zgjidhjen ligjore. Agjencia e sapoformuar, që duhet të kontribuojë për ndalimin e përgjimit ilegal në vend, është vendosur në hapësirat e Telekom-it.
Drejtori i saj Zoran Angelovski sot kishte takim me anëtarët e Komisionit kuvendor për kontroll mbi zbatimin e masës hetuese të veçantë të komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria për Polici Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes.
Takimi ishte i llojit të mbyllur, ndërsa para fillimit të tij ai në deklaratë për mediat theksoi se në Maqedoni për momentin nuk ka përgjime joligjore.
Si drejtor mund t’ju them të gjithë juve, mediave, opinionit se për momentin pajisja është dërguar në ATO dhe se përgjime joligjore nuk ka, atë e garantoj me tërë integritetin”, theksoi Angelovski para fillimit të takimit me Komisionin kuvendor.
Sepse ATO duhe të profunksionojë nga 1 nëntori, Angelovski tha se për shkak të kohës së shkurtër me të cilën kanë disponuar është vendosur Agjencia të akomodohet në ndërtesën e Telekom-it.
“Për shkak të kohës së shkurtër me të cilën kemi disponuar, ATO duhej të profunksionojë nga 1 nëntori, sipas vendimit tim vendi i vetëm në të cilin mundëm relativisht shpejtë t’i vendosim të gjitha kushtet teknike ishte ndërtesa kryesore e Telekomit. Atje kemi marrë hapësirë përmes Qeverisë. Hapësira është në fazën përfundimtare të përgatitjeve dhe për fillim ATO do të jetë atje”, tha ai.
Angelovski theksoi se para anëtarëve të Komisionit kuvendor do të flasë për të gjitha aktivitetet e deritanishme në ATO dhe shtoi se ajo do të jetë edhe mënyra në të cilën Agjencia edhe më tutje do të komunikojë me opinionin, përmes komisioneve të cilat do ta kontrollojnë punën e saj.
“ATO maksimalisht do të jetë transparente në punën e saj para komisioneve që janë kompetente ta kontrollojnë”, shtoi ai.
Sqaroi se përveç Komisionit kuvendor, kompetencë për kontroll në punën e ATO kanë edhe Këshilli i kontrollit qytetar, i cili është risi në sistemin e tërësishëm të ndjekjes së komunikimeve, si dhe komisionet e formuara nga Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara dhe Drejtoria për të dhëna personale.
“Ata do të kenë ad hok kontrolle periodike në ATO”, tha Angelovski dhe shtoi se përveç tyre kontroll do të kenë edhe prokuroria, Gjykata Supreme dhe Avokati i popullit.
“Të gjitha këto raporte do të krijohen në bazë të kontrolleve që bëhen në ATO dhe do të jenë të arritshme për tërë opinionin”, theksoi Angelovski.
ATO është trup interndërmjetësues, agjencia është ndërmjetësuesi në procesin e pranimit të komunikimeve dhe duhet të jetë e pavarur në pjesën e rolit teknik në ndjekje. Me formimin e Agjencisë së re, urdhëri për përgjim nga prokuroria do të shkojë në ATO. Roli i saj do të jetë vetëm teknik, pas marrjes së urdhërit ajo e përfshin masën që nënkupton se e rikahëzon sinjalin drejt shfrytëzuesit përkatësisht kërkuesit të shërbimeve. Të punësuarit në ATO nuk do të mund të mbledhin të dhëna, të dëgjojnë, vetëm munden ta kyçin sinjalin. Shfrytëzuesi, përkatësisht kërkuesi mundet vetëm të dëgjojë të mbledhë të dhëna, nuk do të mund të ndërlidh.
Qëllimi i kësaj reforme, e cila del nga vërejtjet e Pribes, është të vendosë fuqi reale kontrolluese ndaj përgjimit. Pas përgjimit joligjor të mbi 20 mijë personave në Maqedoni, që me vite e ka zbatuar ish pushteti i VMRO-DPMNE-së, ndërsa në fillim të vitit 2015 e publikoi ish lideri i opozitës, ndërsa tani kryeministër Zoran Zaev, përmes projektit “E vërteta për Maqedoninë”, një nga top prioritetet në raportet e Rajhard Pribe ishte reformimi i sektorit të sigurisë, me theks të veçantë të shërbimeve të fshehta dhe sistemet për ndjekje të komunikimeve.