Në Maqedoni nivel i ulët i zhvillimit të sigurimit bujqësor

Shkup, 1 nëntor Nga numri i përgjithshëm i fermerëve të regjistruar vetëm katër për qind janë të siguruar me polisa për sigurim bujqësor. Përqindja më e madhe është e personave juridik të cilët sigurojnë sipërfaqet bujqësore, se sa përqindja e personave fizik, ose 28 për qind u përket personave fizik, ndërsa 72 personave juridik.

Të dhënat që sot në pres konferencë në Qeveri i prezantoi Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, tregon se tetëdhjetë e gjashtë për qind nga premia e përgjithshme i dedikohet sigurimit të mbjellave dhe frutave, ndërsa 14 për qind sigurimit të bagëtive.

“Të ardhurat e realizuara nga shitja e polisave për sigurim bujqësor në tre mujorin e tretë 2018 arrijnë shumën më të lartë të premive, derisa dëmet e paguara arrijnë 125 milionë denarë.  Kjo do të thotë se kompanitë e sigurimit i kthejnë paratë dhe e ndihmojnë bujqësinë me pagesën e dëmeve. Megjithatë fotografia e përgjithshme tregon se ekziston zhvillim i ulët i sigurimit bujqësor”, ka thënë drejtori i Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Klime Popovski.

Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev në Maqedoni ka problem edhe në anën e biznesmenëve dhe të kompanive të sigurimit, në një anë ajo që duhet bërë është të ngritët ndërgjegjësimi i biznesmenëve për përfitimet nga sigurimi, ndërsa në anën tjetër të punohet në ngritjen e profesionalizmit të kompanive të sigurimit.

“Vetëm puna profesionale e Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve, rregulla mirë të vendosura të lojës dhe kritere të qarta, kontrata nga kompanitë e sigurimit janë garanci për fermerët se do ta fitojnë mbështetjen që e kanë paguar me pagesën e premisë së sigurimit”, ka thënë Angjushev.

Ndërkohë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski pajtohet se ende është i vogël numri i fermerëve që i sigurojnë të mbjellat e tyre dhe se duhet të punohet në atë drejtim dhe të ndërtohet sistem efikas i sigurimit në bujqësi që gjithnjë e më shumë po i nënshtrohet ndryshimeve klimatike.

“Në vitin 2017 përmes Agjencisë për përkrahje financiare janë paguar 4.5 milionë euro gjithsej dëme lidhur me gjitha fatkeqësisë të cilat ndodhën”, ka thënë Nikollovski.