Prodhuesit e pjesës së Manastirit të Pellagonisë përfundojnë me dorëzimin e duhanit nga rekolta e sivjetshme. Sipas Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, deri sot janë blerë mbi 80 për qind sasi dhe pritet që deri në fund të javës blerja e duhanit tërësisht të përfundojë.
Çmimi varion varësisht nga cilësia dhe mesatarisht lëviz nga 180 deri në 190 denarë.
“Në Pellagoni janë mbjellur 1.800 hektarë duhan, ndërsa janë blerë 1.7000 nga 2.500 tonët maksimalisht të pritura. Procesin e pranim-dorëzimit dhe të blerjes e përcjell komisioni i posaçëm pesëanëtarësh, e vëzhgon vlerësimin e cilësisë dhe përcaktimin e çmimit. Deri më sot nuk është regjistruar asnjë vërejtje nga ana e prodhuesve të duhanit për procesin e blerjes”, thonë nga Njësia rajonale.