Podgoricë, 8 prill – Një person i dyshuar se ka shpërndarë listë të pacientëve përmes Viberit është mbajtur në paraburgim për 72 orë, njoftojnë mediat lokale.
M.R. dyshohet se si person zyrtar përgjegjës për të dhënat e të sëmurëve nga Kovid-1 ua ka dërguar listën e të dhënave përmes Viberit personave të tjerë.
Ndërkohë gjykata themelore në Beograd e dënoi me 19 muaj burgim shtëpiak një person i cili i ka shkelur masat e vetizolimit.
I dënuari më 14 mars hyri në Serbi, ndërsa të hënën u arrestua pasi ishte në farmaci, megjithëse nuk i lehohej të dilte nga shtëpia.(koha.mk)