Podgoricë, 25 shkurt – Në Mal të Zi për momentin 184 persona janë nën mbikëqyrje shëndetësore-sanitare për shkak të koronavirusit aktual, deklaroi sot epidemiologia Bozhidarka Rakoçeviq nga Instituti malazez për Shëndet Publik.
Ajo theksoi se Mali i Zi disponon me teste për diagnostikim laboratorik të virusit Kovid-19.
“Sistemi është treguar i ndjeshëm, kështu që në një muaj kishin disa rate te dyshimta të koronavirusit në Mal të Zi, dhe vazhdimisht përpiqemi që sistemin ta avancojmë”, theksoi Rakoçeviq.
Ajo theksoi se në rast të ardhjes së njerëzve në mënyrë masive me simptoma të virusit, shqyrtohet mundësia për vendosje në objekte karantinë. Mbikëqyrje bëhet që nga hyrja në vend.(koha.mk)