Podgoricë, 26 mars – Policia e Malit të Zi ka shpërbë një rrjet për transport ilegal të emigrantëve, në të cilin arrestoi 17 persona në Podgoricë dhe Nikshiq, mes të cilëve edhe dy police, njofton gazeta KOHA.
Të arrestuarit dyshohen se kanë organizuar një grup kriminel që ilegalisht e ka kaluar kufirin malazez dhe është marrë me kontrabandim të njerëzve.
Ato akuzohen se kanë organizuar transport të emigrantëve, në grupe prej presë deri 10 persona, nga Shqipëria, përmes Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, deri në Kroaci.
Policia supozon se grupi ka filluar me këto aktivitete në maj të vitit të kaluar. (koha.mk)