Në luftë me realitetin?

19

Detyra e parë e çdo autokrati është të “delegjitimojë faktet”- tha Ezra Klein për “Vox.com”, dhe Presidenti Trump është larg një fillimi fluturues. Në ditën e tij të parë të plotë në detyrë, ai urdhëroi i zemëruar sekretarin e shtypit Shon Spajser, të dalë në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, dhe ta cilësojë të “turpshme dhe të gabuar” publikimin nga ana e medias të fotove, që sugjeronin se turma në inaugurimin e Tramp ishte 2 apo 3 herë më të vogël, se sa ajo e presidentit Obama në vitin 2008. Spajser këmbënguli – duke përdorur një pretendim lehtësisht të përgënjeshtrueshëm – se ajo e Trampit kishte qenë “audienca më e madhe e parë ndonjëherë gjatë një ceremonie inaugurimi”. Në një fjalim të hallakatur dhe vetë-përforcues nga selia e CIA-s në të njëjtën ditë, Tramp këmbënguli gjithashtu se media kishte gënjyer në lidhje me madhësinë e turmës në ceremoninë e tij, dhe se kishte shpikur kritikat e tij të ashpra ndaj shërbimeve të inteligjencës – kritika që ende mund të gjenden në llogarinë në tuitter të presidentit amerikan. Reagimi më i habitshëm erdhi nga këshilltarja e Tramp, Keliejen Konuej, që gjatë takimit me shtypin përdori frazën Oruelliane të “fakteve alternative”, për të karakterizuar gënjeshtrat e bujshme të Spajserit. “Ky nuk është një debat konvencional mbi faktet”- tha Greg Serxhënt në “Washingtonpost.com”. Trump është duke u përpjekur të diskreditojë jo vetëm rolin kritik të shtypit në demokracinë tonë, por edhe idenë e “vetë realitetit faktik”. Për të paktën katër vitet e ardhshme të tmerrshme “e vërteta është ajo që Donald Tramp thotë se është”. Presidenti duhet të mbajë përgjegjësi për trillimet e tij, tha Dejvid Frenç në “NationalReview.com”, por “ata pa asnjë lloj besueshmërie bëjnë kritika të dobëta”. Të njëjtat gazetarë tashmë tejet të indinjuar që Tramp gëlltiti i lumtur mashtrimet e njëpasnjëshme mbi administratën Obamë, për 8 vite më radhë – mbi Obamacare, Bengazin, hetimin e IRS nga Tea Party. Më keq akoma, tha Shon Dejvis në “TheFederalist.com”, Trump sa ishte betuar, kur mediat kryesore të qarkullonin gënjeshtra për hesapin e tyre, duke përfshirë edhe lajmin se hoqi një bust të Martin Luter King Jr nga Zyra Ovale, dhe “shpërtheu në një puthje të zjarrtë” dhe e “përqafoi” Drejtorim e FBI-së Xhejms Komej gjatë një takimi (qe në fakt një shtrëngim duarsh). Ky komb “ka dëshpërimisht nevojë” për një burim të paanshëm e te besueshëm informacioni, por të bazuar tek armiqësia e hapur e medias ndaj Tramp, “se një institucion i tillë aktualisht nuk ekziston”. Gazetari që gaboi me çështjen e bustit të King bëri një përgënjeshtrim dhe kërkoi ndjesë, kujton Xhenifer Rubin në “Washingtonpost.com.” Krahasojeni këtë me presidentin Tramp, i cili javës që shkoi këmbënguli sërish në gënjeshtra të rrezikshme, se deri në 5 milionë emigrantë të paligjshëm votuan për Hilari Klintonin në nëntor. Qartazi “Tramp nuk mund të ndihmojë vetveten. Ai gënjen, pasi realiteti nuk do të përputhet me pikëpamjen e tij narcistike mbi botën”. Lufta e Tramp me shifrat e nxitur nga pasiguria, shkon pas në kohë në ditët e tij si një yll televiziv, deklaroi Xhejms Ponivozik në” NYTimes.com”, kur ai insistonte se “The Apprentice” ishte “Shou nr 1 në televizion”, edhe pse sondazhet e rendisnin në vendin e 67. Fakti që ai humbi votën popullore ndaj Klintonit me rreth 3 milionë vota, ashtu si edhe fakti që turma e tij inauguruese qe më e vogël se të dyja ceremonitë e Obamës dhe Marshimit të Grave. Këto fakte nuk mund të jenë të vërteta dhe të mohohen, pasi “Donald Xh. Tramp nuk është një humbës”. Shtypi përballet me një rrezik real këtu, u shpreh Ros Dutat në “The New York Times”. Ai i shërben interesave të Tramp për të portretizuar mospërfilljen e tij ndaj fakteve si një luftë partizane me shtypin, dhe ai ka dhuntinë për të tërhequr kundërshtarët e tij në nivelin e tij të helmit dhe hiperbolës. Nëse presidenti provokon gazetarët në “një lloj kundërshtie histerike, një pasqyrim i stilit “tabloid të Tramp” ata do të delegjitimojnë veten e tyre, dhe bëjnë “punën e demagogut për të”.

Comments are closed.