Në luftë me kancerin (FOTO)

Cheyann Clark, një ish-praktikuese e “bodybuilding”, ka krijuar një “ushtri” ndjekësish në llogarinë e saj në “Instagram” ku publikon foto të gjatë ecurisë në luftën e saj kundër kancerit. 23-vjeçarja e krijoi këtë llogari pasi dëshironte të frymëzonte njerëzit e tjerë që mbanin trupin në formë, por ironikisht beteja për shëndetin e saj është ajo që ka pasur një impakt në jetën e njerëzve.  Ajo ka kaluar kufirin e 200 mijë ndjekësve në “Instagram” pasi postoi një foto ku në një krah dallohej ajo me trupin e tonifikuar dhe në formë e në krahun tjetër dallohej shndërrimi që kishte pësuar pas kimo-terapisë.