Lubjanë, 3 korrik – Në hotelin “Union” në qendër të Lubjanës sot shpërtheu një zjarr nga i cili u evakuuan qindra persona, njoftoi policia sllovene.
Zjarri ende nuk është lokalizuar, ndërsa në shuarjen e tij merrnin pjesë 75 zjarrfikës me 14 automjete zjarrfikëse, ndërsa policia theksoi se asnjë nuk është lënduar.
Zjarri shpërtheu në papafingon e hotelit me katër yje. Por ende nuk dihet arsyeja për shpërthimin e zjarrit.