Lubjanë, 18 tetor – Katër automobila janë djegur në zjarrin që shpërtheu në lagjen në Lubjanë diçka para orës 05:00 të mëngjesit, kumtoi sot Shërbimi për mbrojtje civile.
Policia aktualisht i heton arsyet për incidentin në të cilin nuk ka të lënduar. Tomazh Tomazheviç nga policia sllovene tha se në zjarr janë konfiskuar katër automjete, nga të cilët dy janë djegur tërësisht.
“Policia vazhdon të mbledhë të dhëna për rrethanat që solli deri në zjarr. Për gjithçka do ta njoftojmë Prokurorinë”, shtoi ai.