Londër, 18 janar – Në Londër, pikat për vaksinim kundër koronavirusit do të fillojnë të punojnë 24 orë, kumtoi sot ministri i angazhuar për vaksinim të popullatës, Nadim Zahavi.
Ky plan për vaksinim do të fillojë të zbatohet para fundit të janarit, ndërsa Zahavi tha se Shërbimi nacional shëndetësor së pari e mbron pjesën më të ndjeshme të popullatës, transmeton Skaj Nujs.
Ai shtoi se tani për tani ekziston “numër i kufizuar i vaksinave” të cilat duhet të arrijnë tek njerëzit, të cilëve u nevojiten më së shumti, siç janë të moshuarit apo personat me sëmundje kronike.
Për momentin, në Britani të Madhe, qytetarët mund të vaksinohen gjatë periudhës prej orës 8:00 deri në orën 20:00.