Në Londër pacientët presin edhe nga nëntë orë të hyjnë në spital

23

Londër, 10 janar – Pacientët presin edhe nga nëntë orë në automjetet e ndihmës së shpejtë që të hyjnë në spitale, paralajmëroi sot shefja e Shërbimit të rasteve urgjente në Londër, Trejsi Nikolls.

Ajo tha se pritja kishte arritur një nivel që nuk ishte parë më parë, pasi ndihma e shpejtë  ishte nën presion të paparë për shkak të numrit të hospitalizimeve nga Kovid-19.

Independenti londinez raportoi këtë javë se qindra njerëz në të gjithë kryeqytetin presin me orë të tëra çdo ditë për të arritur ambulancat. Pacientët që thërrasin ndihmën e shpejtë janë klasifikuar në kategorinë dy persona për të cilët ekziston dyshimi se kanë pasur sulm në tru apo dhimbje në kraharor – dhe duhet të marrin ndihmë mesatarisht 18 minuta, por në disa raste janë të detyruar të presin 10 orë.