Shkup, 20 dhjetor – Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Llazaropole me 12 gradë nën zero. Temperatura në minus ka edhe në Mavrovë dhe Krushevë (-10), Berovë dhe Dibër (-8), Ohër dhe Pretor (-6), minus pesë në Topollçan, Gjurishte, Pozharan, minus katër në Kumanovë dhe Prilep, minus tre në Kriva Pallnakë, Shtip, Strumicë, Demir Kapi, minus dy në Manastir, Shkup, Shkup Petrovec dhe Tetovë.
Shtresë dëbore të matur në orën 8 ka pasur në Mavrovë (12 centimetra), në Dibër 8, në Pozharan katër, në Krushevë tre dhe në Berovë dy centimetra.
Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike njoftoi se mëngjesin e sotëm moti është me vranësira mesatare, ndërsa diku me erë kryesisht veriore. Në jugperëndim dhe juglindje është tejet i kthjellët.
Paradite sot moti do të jetë me vranësira të pakta deri në mesatare, ndërsa nga mesi i ditës me diell e me vranësira të vogla. Vetëm në juglindje do të qëndrojnë vranësirat. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të lëvizë nga 1 deri në 9 gradë.
Në Shkup paradite do të mbajë mot me vranësira të rritura të cilat gjatë ditës do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të arrijnë deri në katër gradë.
Deri në fund të javës së punës pason periudhë e motit kryesisht me diell, të thatë dhe të ftohtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Mëngjeset do të jenë më të ftohtë të enjten dhe të premten. Gjatë fundjavës priten vranësira të kalueshme me temperatura pak më të larta posaçërisht në mëngjes dhe me kushte për paraqitje të reshjeve të borës kryesisht në pjesët veriore. Të shtunën do të pasojë edhe erë e përforcuar veriperëndimore.