Në afërsi të qytetit Sirte janë gjetur mbetjet mortore të 21 koptëve egjiptianë, të cilët janë rrëmbyer dhe vrarë në vitin 2015. Sipas Forcave “El- Bunyan el-Mersus”, që veprojnë për Qeverinë Nacionale për Pajtim, nga Prokuroria shtetërore njoftuan se janë gjetur mbetjet mortore të koptëve egjiptianë të cilët janë rrëmbyer para dy viteve në Sirte. Janë gjetur me koka të prera dhe duar të lidhura. Më herët nga prokuroria konfirmuan se janë kapur disa persona që lidhen me vrasjen dhe incizimin e ekzekutimit të koptëve egjiptianë. Pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH publikuan një video të ekzekutimit të 21 koptëve të Egjiptit, të cilët u rrëmbyen në shkurt të vitit 2015. Pas publikimit Egjipti shpalli shtatë ditë zi dhe kreu sulme ajrore ndaj vendbanimeve duke theksuar se shënjestron anëtarë të organizatës terroriste, ku humbën jetën një numër i madh i civilëve.