Në lëndën “Thesari” u ripublikuan xhirime nga viti i kaluar

Shkup, 12 nëntor – Me ripublikimin e xhirimeve nga seanca e shtatorit të vitit të kaluar, ku u prezantuan dëshmi materiale, në Gjykatën Penale në Shkup, sot vazhdoi procesi gjyqësor për blerjen e pajisjeve për përcjelljen e komunikimeve për nevojat e Drejtorisë së Pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Gjykimi për lëndën “Thesari”, në shtator të këtij viti filloi nga fillimi, për shkak se nga zhvillimi i seancës së fundit kan[ kaluar 90 ditë.

Kjo lëndë udhëhiqet nga gjykatësja Xheneta Begtoviq dhe për momentin gjendet në procedurë të dëshmive.

Ndryshe, në lëndën gjyqësor “Thesari”, i akuzuari i parë është ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski (në arrati).

Sipas aktakuzës së ngritur nga ish-Prokuroria Speciale Publike, tashmë e përfaqësuar nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, të akuzuarit ngarkohen për keqpërdorim pozitës dhe autorizimeve zyrtare, dhe për shkaktim të dëmit në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizim me pajisje për nevojat e Drejtorisë së Pestë në DSK dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga një kompani nga Britania e Madhe. (koha.mk)