Në orët e para të datës 8 maj, në lagjen Xhon Kenedi në Shkup është regjistruar një incident, shkruan gazeta KOHA. Sipas raportit ditor të policisë së Shkupit, thuhet se ngjarja ka ndodhur në orën 00:50 min. Në këtë rast sipas SPB- Shkup është sulmua i riu 19 vjeçar O.B. Gjatë rrëfimit të tij në polici ai ka sqaruar se sulmin e ka kryer personi S.N dhe disa të tjerë.
Nga polici kanë njoftuar se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit. (koha.mk)