Nëse në kampionatin spanjoll Kristiano Ronaldo po kalon sezonin më të dobët të tij që kur ka shkelur në Spanjë, në Ligën e Kampioneve portugezi vazhdon të dhurojë spektakël duke gjetur me rregullsi të admirueshme rrjetën. Sigurisht, kjo shoqërohet edhe me rekorde të njëpasnjëshme që thyen ai në këtë turne.
Sot, në minutën e 13 të ndeshjes ndaj Borusia Dortmund, portugezi gjeti përsëri rrjetën në Ligën e Kampioneve, për të regjistruar rezultatin 2-0 për ekipin e tij. Kështu ai vendosi një rekord të ri për turneun që duhet pritur të paktën deri në edicionin e ardhshëm për të parë dikë që të tentojë ta thyejë.
Ronaldo u bë futbollisti i parë që arrin të shënojë në të gjitha ndeshjet në një fazë grupesh të Ligës së Kampioneve, një arritje të cilës i kishte shkuar afër disa herë si ai, ashtu edhe Mesi e Ibrahimoviç, por pa e mbyllur kurrë ciklin. Sot erdhi edhe ky rekord që e konfirmon përsëri atë si golashënuesin më të mirë të historisë së këtij turneu. Tani fjala u kalon sfidantëve që duhet të përpiqen ta arrijnë.