Shkup, 29 nëntor 2018 (MIA) – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet seancë në të cilën deputetët do t’i parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave dhe funksionarëve të tjerë në Qeveri.
Seanca për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve zakonisht bahet çdo të enjten e fundit të muajit.
Përparësi për parashtrimin e pyetjeve kanë deputetët e opozitës.