Në Kuvend sot pritet të votohet pakoja e pestë ekonomike

27

Në Kuvend sot do të ketë edhe një përpjekje të votohen ligjet nga pakoja e pestë e masave antikrizë me të cilën ai duhet të bëhet funksional. Në ueb faqen e Kuvendit në orën 14.15 është caktuar seanca e 36-të plenare në rend dite të së cilës janë ligjet e pakos së pestë, ndërsa paraprakisht në orën 14:00 është caktuar seanca e 32-të.

Ligjet nga pakoja e pestë pritej të votohen të enjten, koordinatorët e grupeve të deputetëve,  një pjesë e deputetëve dhe kryetari i Kuvendit më shumë se dy orë  debatuan nëse të votohet sipas pikave nga seanca e 32-të ndërsa pastaj të vazhdohet seanca e 36-të ose të anulohet votimi për shkak të mospasjes së kuorumit dhe të vazhdohet me seancën e 36-të.

Koordinatori i grupit të deputetëve Jovan Mitreski kumtoi se tre deputetë nga rradhët e tyre janë në spital për shkak të Kovid-19, dhe për shkak të asaj shumica qeveritare nuk ka kuorum.

Kryetari i Kuvendit ka insistuar të votohet pika e 21 nga seanca e 32-të, pastaj të vazhdohet me seancën e 36-të, ndërsa opozita  kërkonte të anulohet votimi nëse shumica parlamentare nuk ka kuorum dhe të fillohet me seancën e 36-të.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Macevski dje duke qenë mysafir në ditarin qendror të televizionit “Sitel”,  tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë në seancën e 36-të, në rend dite të së cilës janë ligjet e pakos së pestë por jo edhe në seancën e 32-të.

“Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të jetë në Kuvend  dhe do të marrë pjesë në punën e seancës së 36-të. Nëse nuk kanë deputetë, të gjithë 44 deputetët e VMRO-DPMNE-së do të vijnë në sallën plenare. Nuk do të jemi brenda në seancën e 32-të. Puna e kryetarit të Kuvendit është të konstatojë se a ka apo jo kuorum për seancën e 32-të. Nëse ka kuorum, ai funksionon pas seancës së 32-të dhe përfundon me të. Nëse nuk ka kuorum,  as nuk e fillon ose konstaton dhe e ricakton për ndonjë  kohë tjetër”, tha Micevski.

Oda ekonomike e Maqedonisë të premten kërkoi që deputetët të bëjnë përpjekje maksimale dhe t’ sjellin ligjet të cilat janë në drejtim të mbështetjes së ekonomisë së Maqedonisë.

“Bëhet fjalë për vendime ligjore votimi i të cilave do të mundësojë mbështetje për 20.000 kompani dhe rreth 130.000 të punësuar, si dhe 25.000 qytetarë nga kategoritë e rrezikuara dhe me atë do të rritet likuiditeti dhe konsumi, të cilat për momentin janë të domosdoshme për mbajtjen e subjekteve në kondicion për shkak të ballafaqimit me krizën”, ka potencuar Oda në kumtesë.

Dje edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka apeluar në mençuri te deputetët dhe sjellje sa më të shpejtë të ligjeve me të cilat duhet të paguhet paga e punëtorëve.

Kryeministri Zoran Zaev të premten deklaroi se para në Buxhet ka për realizimin e pakos së pestë.

“Financiarisht jemi të gatshëm. Buxheti është stabil dhe ka pagesë të mirë edhe në Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe në Doganë”, deklaroi Zaev.

Pakoja e pestë përmban gjithsej 29 masa, në vlerë prej 9,7 miliard denarë ose rreth 160 milion euro. Masat janë sistemuar në katër shtylla – mbështetje financiare direkte për kompanitë me qëllim  të mbajtjes së vendeve të punës,  mbështetje financiare për likuiditetin e sektorit privat me kredi pa interes, krijimi i rrumbullaksimit afarist të volitshëm me ridefinim sistematik të tarifave doganore, zvogëlim i dhënieve parafiskale, lehtësim tatimor dhe anulim te disa detyrime publike si dhe mbështetje për qytetarët.