Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për çështje ekonomike, për mbrojtje dhe siguri, punë dhe politikë sociale dhe për financim dhe buxhet. Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë raportet vjetore të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediale të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediale për vitin 2016, për punën e Radio-Televizionit të Maqedonisë për vitin 2016, për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2016 dhe për punën e Agjencisë për posta për vitin 2016.
Komisioni do të debatojë edhe për propozim-vendimet për aprovim të planit financiar të Radio-Televizionit të Maqedonisë për vitin 2017, për dhënie të pajtueshmërisë së propozimit të programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017, për dhënie të pajtueshmërisë të propozimit të planit financiar të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017, për aprovim të Raportit vjetor për punën e Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor për vitin 2015, për aprovim të Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor për vitin 2016.
Në rend dite të Komisione janë edhe propozim-vendimet për aprovim të Raportit vjetor për punë të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor për vitin 2016, për aprovim të Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor për vitin 2017 dhe për aprovim të Programit vjetor për punë të Agjencisë për posta për vitin 2017.
Komisioni për çështje ekonomike do të debatojë për Raportin vjetor për punën e Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2016, Propozim-plani financiar i Komisionit rregullator për energjetik të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 dhe Propozim-vendimin për konfirmim të përqindjes së kapjes nga
të ardhurat e përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për ushtrim të veprimtarive energjetike dhe të ardhurave vjetore të dhënësve të shërbimeve ujore të realizuara nga dhënia e shërbimeve ujore për financim të punës së Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.
Në rend dite të Komisionit janë edhe Raporti vjetor i Komisionit për mbrojtje të konkurrencës në vitin 2016 dhe Raporti për punën e Këshillit për statistikë të Republikës së Maqedonisë për periudhën janar – dhjetor të vitit 2016.
Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri do ta shqyrtojnë Programin për punë të Këshillit republikan për siguri të komunikacionit të rrugëve për vitin 2017, raport për aktivitetet e realizuara për vitin 2016 dhe raport financiar për vitin 2016.
Komisioni për punë dhe politikë sociale do të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës në lexim të parë, Plani financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimit pensional të financuar kapital për vitin 2017 dhe Propozim-vendimi për pajtueshmëri të Vendimit për shumën e kompensimit vjetor që e paguan Agjencia për supervizion të sigurimit pensional të financuar kapital nga shoqatat pensionale për vitin 2017.
Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet është Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2016, propozim-vendimet për dhënie të pajtueshmërisë së Planit strategjik të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2017, për dhënie të pajtueshmërisë për Planin financiar të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2017.