Shkup, 19 nëntor – Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “për Maqedoni më të mirë” sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kanë dorëzuar informacion për ndotjen enorme të ajrit ambiental në Republikën e Maqedonisë.
“Ndotja e ajrit në Republikën e Maqedonisë si asnjëherë deri më tani theyn rekorde. falë pushteti aktual, Republika e Maqedonisë edhe zyrtarisht u bë shteti me ajër më të ndotur në Evropë. Ky pushtet në krye me LSDM-në dhe funksionarët e tyre kur ishin në opozitë premtonin se do ta zgjidhin problemin me ndotjen përmes një sërë masash dhe projektesh. Por gënjyen. Jo vetëm që nuk e përmirësuan cilësinë e ajrit, por në të kundërtën ndotja e ajrit thyen rekorde”, deklaron Nikolla Micevski, koordinator i Grupit t deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicion në Republikën e Maqedonisë.
Sipas tij gjendja me ndotjen enorme e ajrit ambiental në Republikën e Maqedonisë është alarmante, duke shtuar se qytetarët po sillen në pikëpyetje.
Shpresojmë se në këtë mënyrë së bashku do të sjellim konkluzione përmes të cilave do të kontribuojmë për uljen e ndotjes, thuhet në kumtesë.