Komisioni i Kuvendit për Çështje të Rregullores dhe Çështje të Mandatit dhe Imunitetit sot debaton për kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit Lupço Dimovski.
Në kuadër të debatit, deputeti Pavle Bogoevski, i cili është edh kryetari i Komisionit, tha se seanca është caktuar sot sepse në pajtim me rregulloren ka një afat prej dy ditësh që të parashtrohet njoftimit tek kryetari i Kuvendit. Komisioni siç tha, nuk çon në arrest askënd, por këtë e bën gjykata, e cila merr vendim nëse dikush do të arrestohet.
Deputetët e opozitës, bënë thirrje për humanizëm dhe ndërgjegje dhe të mos procedurohet për kërkesën. Konsiderojnë se me kjo është hakmarrje ndaj deputetit, sepse nuk ka votuar për ndryshimet kushtetuese. Konsiderojnë se nuk ka kushte dhe se duhet që të lejohet që Dimovski të tregoj pafajësinë para gjykatës. Kjo siç u theksua në debat, është hera e tetë që kërkohet t’i hiqet imuniteti një deputeti, ndërsa paraprakisht kjo është kërkuar 11 herë.
Dimovski, së bashku me Cvetkov dhe Spasenovski si ish ministrat e bujqësisë, së bashku me zëvendësministrin Kristian Delev janë të dyshuar se e kanë dëmtuar buxhetin për më shumë se 1.4 milionë euro nga 2006 në 2016.(koha.mk)