Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kumanovë ku janë matur dy gradë, ndërsa më shumë shi ka rënë në Pozharan 20 litra në një metër katror. Erë e përforcuar jugore dhe juglindore ka fryrë gjatë natës dhe ka arritur shpejtësi prej rreth 100 kilometra në orë në rrethinën e Shtipit, ndërsa nga 50 deri në 70 kilometra në orë në disa vende të tjera.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, temperaturat e mëngjesit në gjithë shtetin janë nën zero. Temperatura më e ulët është matur në Kumanovë, ndërsa më e lartë në Strumicë, Demir Kapi, Ohër, Shtip dhe Vinicë ku janë matur 10 gradë. Në Mavrovë mëngjesin e sotëm janë matur 3 gradë, në Llazaropole, Gjurishte dhe Krushevë 4, Pozharan dhe Berovë 5, Dibër 6, Tetovë dhe Topollçan 7, Pretor, Kriva Pallankë dhe Shkup 8, ndërsa në Prilep, Dojran, Manastir, Shkup Petrovec dhe Gjevgjeli 9 gradë.
Deri në orën 8 më shumë shi ka rënë në Gjurishte – 1 litër në një metër katror, Krushevë 2, Kumanovë 4, Dojran 6, Shkup 8, Gjevgjeli dhe Dibër 10, Llazaropole 14, Mavrovë 16, Tetovë 19 dhe më së shumti në Pozharan 20 litra në një metër katror.
Deri në fund të ditës priten reshje të përkohshme të shiut. Paradite më shumë reshje do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore, ndërsa pasdite në pjesët lindore, ku lokalisht do të jetë jostabil e me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende pritet të biejnë mbi 25 l/m2, ndërsa është e mundur edhe paraqitja e motit të lig afatshkurtër. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtimi jugperëndimor. Në orët e mbrëmjet drejt të enjtes për shkak të zbritjes së ajrit të ftohtë nga veriu nëpër male reshjet do të jenë të borës, por do të zvogëlohet për nga intensiteti. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 12 deri në 20 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me reshje të përkohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe me kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e përforcuar jugore, e cila nga fundi i ditës do ta ndryshojë drejtimin në atë verior. Temperatura maksimale do të jetë deri në 16 gradë Celsius.
Nesër priten reshje të përkohshme të dobëta të shiut, ndërsa nëpër male reshje të borës. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor që do të fryjë edhe të premten. Temperaturat jashtëzakonisht do të zbresin, me ç’rast temperaturat e mëngjesit gjatë fundjavës në disa vende do të zbresin nën zero.