Në Kumanovë do të mbahet festivali “Кumanovo hangout music festival”

Kumanovë, 10 shtator “Instituti për shkencë, art, kulturë dhe sport” dhe The Yard Lounge Bar Kumanovë janë organizatorë të festivalit “Кumanovo hangout music festival”, i cili do të mbahet më 14 dhe 15 shtator, informoi sot, drejtori artistik Filip Stevanovski.

Në festival do të marrin pjesë xhaz dhe pop muzikantë, rok bende nga Maqedonia dhe Serbia.

“Ky festival mbahet pjesërisht për të dytën herë, sepse për të dytin vit me radhë mbahet Kumanovo Jazz Festival, por sivjet vendosëm ta pasurojmë programin dhe të bëjmë edhe natën e dytë. Nata e parë më 14 shtator, në xhaz festivalin internacional, do të marrë pjesë ‘Kabadayas’, ‘Fierce’ nga Maqedonia, ‘Visar Kuçi trio’ nga Kosova, ‘Drom’ nga Greqia dhe ‘Vasil Hadzimanov Band’ nga Serbia. Nata e dytë më 15 shtator do të marrin pjesë bende nga Maqedonia ”Igor Xhambazov dhe Guru Hare bend, Nokaut, DNK dhe Van gGogh nga Serbia”, informoi Stevanovski.

Festivali do të mbahet në ambient të hapur në sipërfaqe prej rreth 5.000 metrave katrorë në parkingun e sallës sportive para pishinës së qytetit në Kumanovë. Krahas programit të pasur muzikor më 15 shtator (e shtunë) në kuadër të festivalit do të mbahet aksion i dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, si dhe gara sportive në tenis, not dhe basketboll.

Organizatorët informuan se mbështetje për organizimin e festivalit, konkretisht për xhaz mbrëmjen kanë nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Kumanovës. Një pjesë e mjeteve nga biletat e blera do të dhurohen për personat me aftësi të kufizuara, theksuan organizatorët të cilët shpresojnë se festivali do të shndërrohet në traditë.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com