Kumanovë, 30 shtator – Në Kumanovë dalja në prononcimin në referendum deri në orën 15 часот është 22,83 për qind, informojnë nga KKZ-ja. Të drejtë vote kanë 92.560 votues të cilit votojnë në 167 vendvotime. Në Likovë dalja është 30,42 për qind deri në orën 15 informoi kryetari i KKZ-së, Lirim Jashari. Të drejtë vote në referendum në këtë komunë kanë 25.200 persona të cilët votojnë në 36 vendvotime. Në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër dalja deri në orën 15 është 12,45 për qind, kumtoi kryetari i KKZ-së, Dragan Jovanovski . Në këtë komunë të drejtë vote për referendum kanë 3.363 votues, ndërsa votojnë në 38 vendvotime.