Në Kumanovë 64 të prekur nga gripi

Kumanovë, 24 janar – Numri më i madh i të prekurve nga gripi – 64 është regjistruar javën e kaluar në Kumanovë. Nga fillimi i tetorit, deri më tani, në Qendrën për shëndet publik në Kumanovë janë regjistruar 150 pacientë të prekur nga gripi dhe me simptoma të ngjashme me gripin, informojnë sot nga ky Institucion shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i sezonit, 44 kanë kërkuar ndihmë nga mjekët në repartin infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

“Njëqind e gjashtë të sëmurë janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçe, më pas vijojnë 30 të sëmurë të moshës prej 5 deri 14 vjeç”, deklaroi mjekja, Jadranka Stamenkovska, udhëheqëse e Departamentit për aktivitet epidemiologjik në Qendrën për shëndet publik në Kumanovë.

Në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit ka numër më të madh të personave me grip.

Më parë me vaksinë kundër gripit janë vaksinuar mbi 2.000 persona. Epidemiologët presin që numri i rasteve të rritet si në sezonet e kaluara, veçanërisht në fund të janarit dhe fillim të shkurtit. Mjekët këshillojnë aplikim të regjimit dietik-higjienik gjatë simptomave fillestare të gripit, qetësim, marrje të lëngjeve të mjaftueshme, vitaminave, ajrosje të ambienteve. Nëse simptomat përkeqësohen, atëherë të prekurit duhet të kërkojnë ndihmë nga mjekët amë, ndërsa ata me komplikime nga reparti infektues i Spitalit të Kumanovës.