Kumanovë, 15 korrik – Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar 12 të infektuar të ri me Kovid-19, kumtuan sot kompetentët e institucionit të shëndetit publik.
Prej tyre, shtatë janë nga Kumanova, pesë nga komuna e Likovës dhe sipas kompetentëve, të gjithë të infektuarit e ri kanë pasur kontakt me raste tashmë të konfirmuara.
Nga fillimi i epidemisë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e Qendrës së Shëndetit Publike, me Kovid janë diagnostikuar 880 persona prej të cilëve aktualisht aktiv janë 212 raste. (koha.mk)