Në kuartalin e parë të këtij viti shkalla e vendeve të lira të punës në vend është 1,60 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë numri i vendeve të lira të punës në këtë periudhë është 7.871.
Shkallë më të lartë prej vendeve të lira të punës prej 3,47 për qind ka sektori Veprimtari administrative dhe ndihmëse, ndërsa më e vogël është shkalla në sektorin Administratës publike dhe mbrojtje; sigurim të obligueshëm social ku është 0,02 për qind. Subjektet afariste me numrin e të punësuarve prej 10 deri në 49 kanë shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës e cila është 2,13 për qind.
Rajoni i Pellagonisë e ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës e cila është 2,4 për qind. Numër më të madh të vendeve të lira të punës, gjegjësisht 2.357 ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbyese dhe shitje.