Zagreb, 20 tetor – Kryetari i Shoqatës së tregtarëve me shumicë pranë Odës tregtare të Kroacisë, Tomisllav Kuliç njoftoi se tregtarët me shumicë sot e ndërpresin dërgesën e ilaçeve në 75 për qind të spitaleve për shkak të borxheve të mëdha.
Kuliç tha se pas takimit të mbrëmshëm me ministrin e Financave Zdravko Mariq dhe ministrin e Shëndetësisë Vilijem Berosh, të cilin e lëshuan përfaqësuesit e tregtarëve me shumicë, ata më nuk kanë opsione dhe fillojnë me ndërprerjen e shpërndarjes së ilaçeve ose me reduktim të madh në tre të katërtën e spitaleve.
“Zvogëlimi i dërgesës filloi para dy jave. Çdo tregti me shumicë e ka logjikën e saj. Thjeshtë, ata më nuk janë në mundësi t’i plotësojnë obligimet e tyre ndaj furnizuesve. Rezervat tjera do të dërgohen te klientët të cilët janë paguar më mirë”, shtoi Kuliç.
Ai potencoi se me muaj paralajmërojnë në këtë gjendje dhe apelojnë në zgjidhje urgjente, pa u ofruar asgjë konkrete.
Borxhet ndaj tregtarëve me shumicë për momentin arrijnë 5 miliard kuna. Ndërsa borxhi rritet për më shumë se 300 milion kuna në muaj.
Kroacisë i kanoset mungesë e ilaçeve për shkak të borxhit të madh të shtetit ndaj tregtarëve me shumicë, i cili për momentin është mbi pesë miliard kuna (rreth 700 milion euro).