Zagreb, 14 shkurt – Instituti kroat për Shëndet Publik (IKSHP) kumtoi se dalëngadalë po zvogëlohet numri i të sëmurëve nga gripi, nga i cili deri më tani zyrtarisht janë sëmurë 48.080 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 75 persona.
IKSHP theksoi se ky sezon i gripit është shumë më intensiv në raport me numrin e të sëmurëve në krahasim me pesë sezonet e kaluara, duke përfshirë edhe një numër të madh të personave të hospitalizuar dhe shumë raste të vdekjes për shkak të komplikimeve të cilat i kishte shkaktuar sëmundja.
Sipas medieve kroate, deri më tani janë regjistruar 75 të vrarë, ndërsa në sezonin 2017/2018 ka pasur 29 raste vdekje.
Vlerësohet se në Kroaci në nivel vjetor nga gripi jetën e humbin rreth 500 persona, prej të cilëve vetëm një numër i vogël janë të regjistruar zyrtarisht. Sipas IKSHP, është vështirë të thuhet se sa persona saktë humbin jetë direkt, ose, shpesh, indirekt nga gripi, si rezultat i përkeqësimit të sëmundjes bazë ose komplikimit, siç janë pneumonia ose sepsa.