Zagreb, 26 mars – Në Kroaci sot janë regjistruar vetëm 14 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus, kumtoi Shtabi për mbrojtje civile.
Me këto numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 495. Sot në trajtim shtëpiak janë lëshuar edhe 22 pacientë të cilët u hospitalizuar për shkak Kovid 19.
Ministri i Shëndetësisë Bili Berosh deklaroi se tashmë dita e katërt me radhë numri i të infektuarve po ulet.
Kroacia sot e regjistroi viktimën e dytë me Kovid 19, bëhet fjalë për një të moshuar i cili më herët ka pasur sëmundje kronike.
Sot nga Kroeshija Erllajns publikuan se i kanë regjistruar dy rastet e para të të punësuarve të infektuar me koronavirus.