Zagreb, 12 janar – Në Kroaci sot erdhën 3.600 dozat e para të vaksinës së kompanisë farmaceutike amerikane “Moderna”, publikoi në Tuiter zëdhënësi i Qeverisë kroate, Marko Miliq.
“Transha e parë e përgjithshme do të dërgohet për vaksinimin e njerëzve kundër Kovid-19 në Zhupaninë e Sisakut” shkroi zëdhënësi qeveritar në tuitin në të cilin publikoi fotografi nga dozat e para të vaksinës së kompanisë “Moderna” që arriti në Kroaci.