Zagreb, 21 nëntor – Në 24 orët e fundit, në Kroaci ja në regjistruar rekord 3.573 raste të reja me koronavirus, ndërsa vdiqën 47 persona. Numri i rasteve aktive arriti 19.079.
Janë hospitalizuar 1.981 pacientë, prej të cilëve 213 janë në aparate për frymëmarrje.
Prej fillimit të epidemisë, në Kroaci janë konfirmuar 100.410 raste me koronavirus, prej të cilave 1.304 vdiqën, ndërsa 80.027 u shëruan.
Deri më sot janë testuar gjithsej 667.749 persona, prej të cilëve 9.877 në 24 orët e fundit.