Shkup, 29 korrik – Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) këto ditë sipas procedurave operative standarde ka bërë shkatërrimin e mjete të pashpërthyera ushtarake në poligonin ushtarak Krivollak.
Siç informojnë nga DMSH, shkatërrimi është bërë sipas planit vjetor më 9, 14 dhe 28 korrik nga ana e piroktenikës me ç’rast janë shkatërruar 1.150 copë mjete të pashpërthyera ushtarake të kalibrit të ndryshëm.
Mjetet e shpërthyera ushtarake janë zbuluar në periudhë prej dy vjetësh në territorin e vendit.