Gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 24 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të virusit korona, ndërsa gjithsej 333 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive.
Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, kishte 10 pranime në klinikat interne edhe atë nga dy pacientë u shtruan në Klinikën për vesh, hundë dhe fyt, në Klinikën e dermatologjisë dhe Klinikën për gastroenterohepatologji dhe në Klinikën e syve. Dy të sëmurë janë pranuar në Klinikën e neurologjisë dhe tre në Klinikën e nefrologjisë.
Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” kishte pesë pranime të reja të pacientëve, kurse nëntë në Klinikën e sëmundjeve infektive.
Në shtëpi gjatë ditës së djeshme janë lëshuar 25 persona të shëruar
Për momentin, në kovid-qendrën, në Klinikën e dermatologjisë mjekohen 19 pacientë, në Klinikën e neurologjisë 20 pacientë, ndërsa në Institutin e TBC janë pranuar gjithsej 18 pacientë me simptoma të virusit korona, në kovid-qendrën në Klinikën për nefrologji aktualisht janë të akomoduar 21 pacientë, në Klinikën për sëmundje të syve 6 pacientë, në ORL 17 të sëmurë. Në Klinikën për gastroenterohepatologji janë pranuar 24 pacientë.
Në SPQ “8 Shtator gjithsej ka 93 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar 88 pacientë, ndërsa 27 pacientë në Institutin për sëmundjet e mushkërive tek fëmijët Kozle.
Gjithsej 333 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në ditët e kaluara është i qëndrueshëm dhe kishte 90 vende të lira deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar, të lirohen shtretër të tjerë.
Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.