Shkup, 20 janar – Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 17 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 280 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur shtashtë pranime të pacientëve. Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur gjashtë pranime të reja, ndërsa në Klinikën Infektive katër gjatë ditës së djeshme.
Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 19 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën kovid po trajtohen 18 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 24 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 17 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën kovid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 16 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë të shtrirë janë 16 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” janë gjithsej 88 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 78 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 22 pacientë.
Gjithsej 280 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është i qëndrueshëm dhe sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 124 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.