Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e jurisprudencës për persona të mitur, për vitin 2017.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona të mitur, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin e kaluar.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i personave të mitur, të akuzuar në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës, në vitin 2017, ishte 1,152 persona. Numri më i madh i tyre ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës, 453 persona, ose 39.3%.
Nga gjithsej 1,152 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 766 persona ose 66.5% e të akuzuarve.
Gjithashtu, edhe numri i të dënuarve ishte më i madh në Gjykatën Themelore të Prishtinës, 364 sish, ose 47.5%.
Për më shumë informata lidhur me Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur, 2017” vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/jurisprudenca