Prishtinë, 28 mars – Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sonte pritet në vend të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër Kovid-19 si pjesë e programit ndërkombëtar KOVAKS, mundësuar nga UNICEF-i.
Në kumtesën e sotme të Kabinetit të Kurtit theksohet se vaksinat do të arrijnë në Aeroportin e Prishtinës në orën 20:15, ndërsa në ceremoninë e pranimit do të marrin pjesë kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Sipas informacioneve të gazetës “Koha.net”, bëhet fjalë për 24 mijë doza vaksina të prodhuesit “AstraZeneka”, ndërsa sasi të reja priten gjatë muajit prill
Nga paraqitja e epidemisë para një viti në Kosovë deri tani janë regjistruar diçka më shumë se 87 mijë të infektuar nga koronavirusi. Prej tyre jetën e kanë humbur 1.830 të sëmurë, derisa bartës aktiv të virusit për momentin janë 13.424 persona.