Prishtinë, 4 maj – Në Kosovë sot pritet të arrijnë 4.680 doza të vaksinës kundër Kovid-19 nga prodhuesi Fajzer, si pjesë e donacionit të Bashkimit Evropian.
Informatën në deklaratë për mediumet e konfirmoi Ministria kosovare e Shëndetësisë, duke cekur se në javët në vijim pritet të arrijnë edhe rreth 90 mijë vaksina nga BE-ja.
Kosova është mes vendeve me numër më të vogël të vaksinave të siguruara dhe me më pak persona të vaksinuar deri më tani – gjithsej 24 mijë qytetarë kosovarë deri më tani i kanë marrë vaksinat Astra Zeneka të marra përmes programit KOVAKS.
Pandemia e Kovid-19, përfshirë të dhënat e fundit zyrtare, deri më tani në Kosovë mori 2.187 jetë, përderisa bartës aktivë të koronavirusit në vend janë 7.983 persona.