Shumë herë është komentuar raporti mes Rita Orës dhe Dua Lipës.
Madje, edhe në një artikull të publikuar nga prestigjiozja “The Sun” është analizuar çështja e marrëdhënieve të ftohura mes Ritës dhe Duas, shkruan lajmi.net.Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë një të ashtuquajtur “poll”, për të parë përgjigjet e qytetarëve rreth asaj se kë e pëlqejnë më shumë qytetarët mes dy artisteve të njohura.
Qytetarët me votat e tyre vendosën se duan më shumë Rita Orën sesa Dua Lipën, e kjo e fundit e indinjuar nga kjo ka marrë një vendim të papritur.Ajo ka reaguar duke e larguar Adriatikun nga lista e personave që ndiqte në llogarinë twitter, e këtë gjë e tregoi vetë Adriatiku.“Në Kosovë e pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën!
Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritan, se sa Duan me 43%.
Por, ky votim juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila ma bëri unfollow në Twitter.
Tregojini që unë nuk kam faj – ju keni votu’! 😊”, ka shkruar ai.