Prishtinë, 26 shkurt – Instituti kombëtar për shëndet publik i Kosovës publikoi sonte se asnjë person i cili deri më tani është hospitalizuar nën dyshimin se është bartës i koronavirusit nuk është infektuar prej këtij virusi vdekjeprurës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Instituti përmes kumtesës për opinion publikoi se është informuar se gjatë ditës së sotme në klinikën infektuese të Qendrës klinike dhe universitare të Kosovës janë pranuar gjashtë persona për të cilët ka ekzistuar dyshimi se janë infektuar me koronavirusin dhe tek të gjithë ata analizat kanë rezultuar negative.
Nga 8 shkurti deri më sot, thuhet në kumtesë, në Laboratorin për mikrobiologji molekulare, me metoda të përshtatshme, janë testuar gjithsej 17 kampionë të dyshimtë për virusin Kovid-19 dhe të gjithë rezultuan negativ.(koha.mk)