Sipas të dhënave të Agjencisë për statistikë në Kosovë, në këtë vend për momentin ka 159.684 të papunë që paraqet 31.4 për qind të popullsisë së aftë për punë.
Niveli i papunësisë sipas të dhënave zyrtare është më i lartë të gratë se sa të burrat.
Gazeta “Koha Ditore” shkruan se niveli i papunësisë në tremujorin e fundit të vitit 2018 është rritur për 0.8 për qind lidhur me tremujorin e fundit të vitit 2017.
Gazeta transmeton edhe pohimet për raportin “Trendët e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor 2019” të përgatitur nga Banka Botërore dhe Instituti për studime ekonomike ndërkombëtare në Vjenë, sipas së cilës, “Kosova ka nivel më të lartë të papunësisë në rajon”.
Në raport thuhet se performancet e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të përmirësohen edhe pse me ritëm më të vogël lidhur me vitin paraprak dhe gjithë rritjen e shtuar ekonomike në rajon.(koha.mk)