Mediat e Prishtinës publikuan video incizim në të cilin disa persona të përfshirë në një aktivitet kriminal e kanë përmendur emrin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjë që ai e përgënjeshtron.
“Është një rast klasik i mashtrimit dhe manipulimit…Dua të ju siguroj që unë nuk kam të bëj asgjë më këtë rast dhe me këta persona. Ky është një rast i mashtrimit dhe jam i bindur që organet e hetuesit dhe prokurorisë janë në dijeni me kohë. Ky është morali im, ky është besimi im jetësor, kjo është politika ime. Emri im është përdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit. Kur të dal e vërteta dikush të jap llogari”, ka thënë Veseli.
Ai përmendi se nëse veç një indikacion del që ka qenë i përfshirë në këtë aferë do të jap dorëheqje.(koha.mk)