Prishtinë, 2 dhjetor – Numri i viktimave nga pandemia e Kovid-19 në Kosovë u ngjit në gjithsej 1.040 nga paraqitja e sëmundjes, pasi në 24 orët e fundit kanë vdekur 14 e të infektuarve nga koronavirusi.
Në kumtesën e sot,e të Institutit Kombëtar për Shëndet Publik të Kosovës theksohet se, nga 1.340 testet e kryera ditën e djeshme me metodën RT-PCR (146.703 gjithsej deri tani), pozitivë ndaj koronavirsuit kanë rezultuar 555 persona.
Përfshirë të infektuarit e rinj, numri i personave te të cilët është zbuluar virusi nga fillimi i epidemisë u ngjit në 40.672, ndërsa sëmundjen deri tani e kanë mposhtur 25.910 persona. Gjatë ditës së djeshme të shëruar janë evidentuar 324 pacientë.
Në pajtim me statistikat zyrtare të autoriteteve shëndetësore të Kosovës, në vend për momentin ka 13.722 bartës aktivë të koronavirusit.