Shkup, 25 shtator – Në korrik të këtij viti në vend gjithsej janë harxhuar 546.080 megavat orë energji elektrike, 35.713 milion metra kub gaz natyror normal, 427.784 ton thëngjill dhe 73.953 ton produkte të naftës.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, 92,4 për qind e energjisë elektrike të harxhuar është nga prodhimtaria vendore, ndërsa 96,6 për qind nga thëngjilli i tërësishëm i shpenzuar është përdorur për prodhimtarinë e energjisë elektrike.