Uashington, 6 dhjetor – Incizime satelitore shfaqin bazë të re për raketa balistike me rreze të gjatë veprimi në Korenë Veriore.
Televizioni amerikan Si-En-En i publikoi incizimet satelitore nga baza e re Jeongxheo-dong, e locuar në qafën malore në brendi të vendit, ekzistimi i së cilës nuk është publikuar.
Ekspertët theksojnë se lokacioni i bazës është i përshtatshëm për shpërndarjen e raketave të reja koreanoveriore me reze të gjatë veprimi, të cilat mund të bartin koka bërthamore.
“E mbikëqyrim Korenë Veriore por nuk mund të bisedojmë për çështje të zbulimit”, theksohet në kumtesën e Ministrisë amerikane të Mbrojtjes.
Në takimin në qershor në Singapor, presidenti amerikan Donald Tramp dhe lideri koreanoverior Kim Xhong-un u morën vesh për denuklearizim të plotë në Gadishullin Korean. Por, në marrëveshje nuk është precizuar afati, si dhe mënyra e realizimit.