Koreja Jugore ka paraqitur më pak se 50 raste të reja për herë të parë pas kulmit të epidemisë kah fundi i muajit shkurt, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e lavdëroi luftën kundër përhapjes së sëmundjes në një nga vendet e para të goditura më rëndë.
Qendra koreane për kontroll dhe parandalim kumtoi se deri të dielën në mesnatë ka pasur 47 raste të reja, në krahasim me 81 persona nga dita paraprake.
Në Korenë Jugore ka gjithsej 10.284 persona të infektuar, kanë vdekur 191, ndërsa 6.598 janë shëruar.
Koreja Jugore e vendosi epideminë nën kontroll, me rreth 100 ose më pak raste në ditë gjatë muajit të kaluar, por kjo është hera e parë nga 29 shkurti, numri i rasteve të reja të jetë më i vogël se 50.
Siç transmetojnë agjencitë e huaja, në shkurt, Koreja Jugore ishte vendi me më së shumti të infektuar nga Kina.
Megjithatë, përmes testimit masiv dhe kërkesës së kontakteve vendi arriti ta parandalojë përhapjen e virusit, i cili përhapet shumë më shpejtë në vendet tjera.