KB sot në Gjenevë është nikoqire e konferencës së donatorëve në të cilën kishte shpresë se do të grumbullohen 606 milionë dollarë (513 milionë euro) të nevojshme deri në dhjetor për mbajtjen e programeve për ndihmë në Afganistan.
Deri në fund të pasdites, sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh informoi se donatorët kanë premtuar më shumë se një miliard dollarë.
“Kjo konferencë plotësisht i përmbushi pritjet e mia në lidhje me solidaritetin me popullin në Afganistan”, tha Gutereshi.
Që nga rënia e qeverisë afgane e mbështetur nga Perëndimi dhe ndërmarrja nga ana e talebanëve në gusht të këtij viti, Afganistani është në prag të krizës humanitare rritëse.
Shumë vende të gatshme të japin ndihmë shprehën shqetësim për mënyrën në të cilën talebanët do t’i shpenzojnë ato mjete.