Në komunën Vrapçisht deri në orën 10 në votim kanë dalë 5,2 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 1.326 votues, informon Komisioni komunal i zgjedhjeve. Procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht dhe deri tani nuk janë denoncuar parregullsi. Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune të Pollogut, mëngjesin e sotëm filloi në kohë në të gjithë 39 vendvotimet, ku të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë 25.371 persona.